1.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

I prekuri me Covid-19, komenton në faqen e IKSHPK’së: Mos bëni hajgare me virus, në Klinikë njerëzit po luajnë me shpirt

Rekomandime

Një qytetar i prekur nga koronavirusi, ka komentuar në faqen zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), duke bërë apel që njerëzit mos ta marrin si shaka virusin, pasi që brenda Klinikës Infektive situata nuk është e mirë dhe personat e shtrirë janë duke pasur probleme të mëdha shëndetësore, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Dje IKSHPK ka bërë publike rastet e reja në Kosovë me Covid-19.

Nga testimet e 281 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, dje janë konfirmuar 69 raste.
Derisa rastet pozitive kanë qenë nga: komuna e Prishtinës 37 raste, komuna e Istogut 8 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Rahovec, Klinë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Suharekë, Viti dhe Vushtrri.

Dje më 25 qershor 2020, janë shëruar 75 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.246 raste, kurse raste aktive 1144.

- Advertisement -

E në postimin që e ka bërë dje IKSHPK në faqen e saj zyrtare në Facebook, një qytetar i prekur nga koronavirus ka komentuar në postim, pasi që e ka parë se disa persona po bëjnë komente qesharake në lidhje me virusin.

Sipas këtij qytetari me emrin Përparim, situata në Klinikën Infektive nuk është e mirë dhe të prekurit me Covid-19, janë duke luftuar me jetën.

- Advertisement -

”Po shoh shumë komente palidhje dhe në hajgare . Unë jam me Covid 19 jam në Klinikë por një po ju them bëni kujdes sa më shumë unë di çka kam hjek dhe çka po shoh këtu ka luajnë me shpirt njerëzit, mjekët dhe stafi janë shumë të mrekullueshme por JU LUTEM BENI KUJDES PËRDORNI MASKA MBANI DISTANCË”, ka komentuar ky qytetar i prekur nga koronavirus, në faqen e IKSHPK’së.


Nga data 08 shkurt deri më 25 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 22.725 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.432 raste, me gjithsej 45 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit