Anëtarja e Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Donika Gërvalla ka kërkuar edhe sot dorëheqjen e presidentit Thaçi, pas ngitjes së aktakuzës nga ana e Gjykatës Speciale.Ajo ka shkruar se nuk është koha për foto nga restorantet, por të jap dorëheqje, raporton Gazeta Blic.“Pa prejudikuar fajësinë e Hashim Thaçit, Kosova e dëmtuar tmerrësisht në arenën ndërkombëtare nuk e ka luksin t’i lejojë vetes që si President të ketë një të akuzuar për krime të rënda”, ka shkruar ajo.
Reagimi i plotë:
Dorëheqje!
Nuk është koha për foto restorantesh, por për dorëheqje!
Pa prejudikuar fajësinë e Hashim Thaçit, Kosova e dëmtuar tmerrësisht në arenën ndërkombëtare nuk e ka luksin t’i lejojë vetes që si President të ketë një të akuzuar për krime të rënda.
Çdo minutë që kalon e shumëfishon dëmin për Kosovën. Nëse nuk tërhiqet vet, urgjentisht duhet shkarkuar nga Kuvendi.
Kohë për të pritur nuk ka.