Sefedin Krasniqi, bashkëpunëtor i ngushtë i kolonelit Ahmet Krasniqi, ka analizuar situatën e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, pas shkarkimit të Vjosa Osmanit.
Ai ka thënë se Osmani “bëri zhurmë” pas shkarkimit nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, pasi sipas tij, pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj Hashim Thaçit, posti i presidentit i takon asaj me automatizëm.
Krasniqi ka thënë se për këtë Osmani po tenton të kthehet sërish në Kryesi të LDK-së dhe të “thyejë akullin me Isa Mustafën”, përcjell Bota sot.
Ai ka theksuar se Osmani nuk do të gjendet në listën e LDK-së në zgjedhjet e reja parlamentare, por ka porositur të njëjtën që të bisedojë me Mustafën për çarjen që ka ndodhur në mes të saj dhe partisë.
Krasniqi ka porositur Osmanin që nëse bëhet presidente me “automatizëm” të punojë me të gjitha partitë paanshëm për të mirën e Kosovës.
Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:
Zhurma e Vjosës për votimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
Në fakt, pse Vjosa Osmani, pas shumë ditëve, i kërkoi Kryesisë së LDK-së rezultatin e votimit të Këshillit të Përgjithshëm ?
Ditë më parë Vjosa u shkarkua nga Këshilli i Përgjitshshëm i LDK-së nga të gjitha funksionet brenda kësaj partie. Votimi ishte elektronik dhe e kishte organizuar vetë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Vjosa bëri pak zhurmë, në emër të votuesëve, që gabimisht po thotë që janë të saj, e në fakt janë të LDK-së. Por, pasi është e bindur që pas aktakuzës nga Prokuroria e GjS ndaj Thaçit, i « takon me automazizëm » të jetë presidente e Kosovës së paku për 45 ditë, derisa t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, Vjosa po mundohet ta gjej një derë të vockël të kthehet prapë në Kryesi të LDK-së, ose së paku ta çajë akullin për t’iu afruar disi prapë Isa Mustafës !
Kjo e dyta është më afër mendësh. Këtë e di edhe Isa, prandaj, kërkesës së Vjosës, i dha një përgjigje të ftoftë-akull! “Ajo e di kujt duhet t’i drejtohet”.
Pse ?
Nëse Vjosa e shpërndan Parlamentin e Kosovës dhe i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, asaj i duhet një parti për të shpallur kadidaturën e vet për parlamentin e ri.
T’i dorëzohet direkt LVV-së, siç po e bënë indirekt, ajo e di që votuesit e LDK-së do ta konsiderojnë tradhti.
Të formojë parti të vetën, është tepër vonë, sepse gjërat do të zhvillohen me një ritëm tepër të shpejt dhe koha nuk premton për propagandë të nevojshme për një parti të re, pasi akronimin LDK, s’ka të drejtë ta përdorë.
LVV-së i duhet Vjosa në Kryesi të LDK-së, sepse po i mungojnë informatat nga Kryesia e LDK-së dhe nëse i fiton zgjedhjet i duhet prapë një koalicion me një parti. Me Vjosen në Kryesinë e LDK-së, prapë kanë shpresë të mashtrojnë dhe të kamuflojnë demagogjinë. Nëse do të jenë të detyruar të bëjnë koalicion me « PAN hajninë », në sytë e elektoratit të vetë humbin kredibilitetin dhe besimin.
Atëherë, Vjosa dhe LVV e kanë analizuar këtë situatë dhe kanë ardhur në përfundim që më mirë është që Vjosa t’i kthehet LDK-së, por për këtë duhet shkrirë akullin me Isa Mustafën. Por, a do të pranojë Isa që edhe më tutje, Vjosa t’i shes mend në emër të elektoratit të LDK-së të 06 tatorit 2020? Mbetet të shihet. Sidoqoftë, unë nuk mund të besojë që në rast të zgjedhjeve të reja, Vjosa do të gjendet prapë në listën e kandidatëve të LDK-së për zgjedhjet e reja parlamentare.
Vjosa, së paku kësaj radhe nuk duhet të gabojë, jo për hatër të LDK-së, por për interersin e vet politik. E kjo interesin e vet politik e kalkulon me milimetra. Prandaj, ta ruaj postin e Kryetares së Pralamentit, derisa t’ia lejojë LVV, pasi kjo parti ditën kur nuk do të sheh interesin e sa te Vjosa, e shkarkon.
Vjosa të bëj të pamundëren, nëse bëhet presidente me « automatizëm », që në marrëveshje me të gjitha partitë të gjejnë një president konsensual, i cili do t’i bëj mirë Kosovës duke punuar me të gjitha partitë në mënyrë të paanshme.
Ndërsa, për t’i bërë mirë vetes dhe LDK-së, Vjosa pa kalkulime të shkojë te Kryetari i LDK-së dhe të bisedojë hapur për çarjen që ka ndodhur në mes të saj dhe partisë që e ka rritur dhe ka ngritur deri këtu ku është.
NB: Kompromiset janë gjithmonë të mundshme kur dihet që LDK, për hir të Kosovës, ka bërë kompromise edhe me … dreqin e mallkuar !
SK