Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka përfunduar takimin me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili ka zgjatur rreth një orë.
Rama me të dale nga takimi ka hyrë në veturë dhe nuk është prononcuar fare për media, shkruan Reporteri.net.
Edhe pse gazetarët insistuan të bëjnë pyetjet, Rama nuk u ndalë fare dhe nuk e tha asnjë fjalë.
Pas takimit me Kurtin, Rama do të takohet me kreun e PDK-së, Kadri Veseli dhe në fund me presidentin Hashim Thaçi.
Me këta të fundit pritet të ketë edhe një darkë.