14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Shefi i OBSH-së: Pandemia e COVID-19 ‘nuk është as afër të mbarojë’

Rekomandime

Pandemia e COVID-19 nuk është as afër përfundimit, ka thënë në një konferencë të hënën shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

- Advertisement -

Sipas Reuters, Tedros vuri në dukje se, gjashtë muaj pasi Kina paralajmëroi për herë të parë OBSH-në për një infeksion të ri të frymëmarrjes, tani jemi në pikën me 10 milionë infeksione të konfirmuara dhe 500,000 vdekje.

“Shumica e njerëzve mbeten të ndjeshëm, virusi ka ende shumë hapësirë për të lëvizur”, citohet të ketë thënë ai.

“Të gjithë duam që kjo të marrë fund. Të gjithë duam të vazhdojmë me jetën tonë. Por realiteti i vështirë është se kjo nuk është as afër të mbarojë. Megjithëse shumë vende kanë bërë përparime në nivel global, pandemia në të vërtetë po shpejtohet”.

- Advertisement -

Kreu i programit të urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan, tha në konferencë se ishte arritur përparim i jashtëzakonshëm drejt gjetjes së një vaksine të sigurt dhe efektive për të parandaluar infeksionin, por akoma nuk kishte garanci se përpjekja do të kishte sukses.

Ndërkohë, vendet mund të luftojnë përhapjen e sëmundjes duke testuar, duke izoluar raste të konfirmuara dhe të gjurmojnë kontaktet e tyre, tha ai.

- Advertisement -

Ai veçoi Japoninë, Korenë e Jugut dhe Gjermaninë për “strategjinë e tyre të plotë dhe të qëndrueshme” kundër virusit.

Siç ka thënë Tedros, OBSH planifikon të thërrasë një takim këtë javë për të vlerësuar përparimin në kërkimet drejt luftimit të sëmundjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit