4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Rama e Thaçi darkojnë në njërin nga restorantet në Prishtinë, bashkohet edhe Limaj

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Edi Rama, janë duke darkuar në njërin nga restorantet në kryeqytet. Darkës i është bashkuar edhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

- Advertisement -

Ata në darkë kanë shkuar pas takimit të cilin e kishin në zyrën e presidentit Thaçi, ndërkaq në asnjërin nga takimet që ka mbajtur sot me liderët e institucioneve e partive, nuk ka pasur prononcim për media, raporton KOHA.

Nga ora 20:00 Thaçi përmes një video-adresimi ka deklaruar se do të japë dorëheqje nëse aktakuza nga Zyra e Prokurorit të Specializuar do të konfirmohet. E kjo aktakuzë, ishte arsyeja e vizitës së Ramës në Kosovë.

Ai gjatë ditës përmes një postimi në Twitter, aktakuzën e ka quajtur njollë në histori të drejtësisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit