Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme kanë rezultuar 79 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 71 prej tyre janë shëruar.
Rastet e reja me koronavirus kanë prekur komuna të ndryshme.
“Rastet pozitive janë nga komuna e Prishtinës 40 raste, komuna e Vushtrrisë 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 7 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Gjilan, Istog, Malishevë, Mamushë, Pejë dhe Suharekë”, thuhet në njoftim.