Mikrobiologu ka thënë se në këtë situatë as nuk do të duhej të diskutohej mbajtja e dasmave.
Mikrobiologu, Lul Reka, ka reaguar në lidhje me diskutimet për t’u lejuar dasmat, gjë për të cilin ka diskutim tash e disa javë.
Në Kosovë të martën u regjistruan 79 raste pozitiv me coronavirus duke e vazhduar konstanten e rasteve të shumta me COVID-19 tash e tre javë.
“Mendimi im personal dhe profesional është që me këto numra s’ka çka diskutohet për dasma”, tha Reka për Klan Kosovën.
Estrada dhe pronarët e restorantëve kishin protestuar me kërkesë shumë të qartë; të lejohen dasmat. Ende nuk është marrë një vendim i tillë.
Përndryshe, vet kryeministri, Avdullah Hoti, ka deklaruar se gjendja është nën kontroll për shumë e brishtë. Numri i të infektuarëve dhe të vdekurve nga coronavirusi po rritet.