Vetaksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë

0
93

Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Sekiraçë.

Në bazë të pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet një veturë që është përplasur për anësore në këtë rrugë.

Përveç dëmeve të mëdha materiale, nuk dihet se a ka persona të lënduar.

Ndërkaq, ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin.Vetëm gjatë ditës së djeshme, në nivel vendi kanë ndodhur 50 aksidente trafiku.

Prej tyre, 24 kanë rezultuar me persona të lënduar.