9.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Situatë e rëndë me koronavirus në Beograd, Vuçiq pritet të marrë masa të ashpra

Rekomandime

Anipse Bashkimi Evropian ka hapur dyert për Serbinë, kjo e fundit duket se gjendet në situatë të vështirë me koronavirus.

- Advertisement -

Për këtë arsye, Presidenti Aleksandër Vuçiq pritet të marrë masa të ashpra që mund të shkojnë deri në izolimin e kryeqytetit. Rekomandimi është bërë nga grupi për menaxhimin e krizës, ndërsa Vuçiq pritet të deklarohet sonte në mbrëmje.

Situata epidemiologjike në Beograd nuk është aspak favorizuese pasi nga të dhënat rezulton se, nga testimet e 24 orëve të fundit, më shumë se 80% e të infektuarve janë nga Beogradi.

Në 24 orët e fundit në Serbi janë zbuluar 272 raste të reja me COVID-19 nga testimi i mbi 8 mijë personave. Në të gjithë vendin aktualisht janë 1 783 raste aktive ndërsa 73 persona janë në respirator. Në total, deri tani Serbia ka pasur 14 836 raste me koronavirus, ndërsa numri i vdekjeve është 281 persona.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit