7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Komunat e paprekura nga koronavirusi dhe komunat me zero raste aktive

Rekomandime

Kosova aktualisht ka 2 mijë e 991 raste me koronavirus që nga 13 marsi kur u shënuan rastet e para, shkruan Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Megjithatë 4 komuna në vend nuk janë prekur ende nga virusi COVID-19.

Shtërpca, Juniku, Graqanica e Novobërda nuk kanë regjistruar ende asnjë rast pozitiv me koronavirus.

Në anën tjetër, 5 komuna të Kosovës aktualisht nuk kanë asnjë rast aktiv. Në mesin e tyre janë 3 komuna veriore.

- Advertisement -

Në Deçan, Han të Elezit, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan janë shëruar të gjithë personat e infektuar me koronavirus.

Prishtina mbetet komuna më e prekur, me gjithsej 701 raste aktive. Pas saj renditet Komuna e Vushtrrisë me 343 raste dhe Prizreni me 301 raste.

- Advertisement -

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar mbrëmë edhe 113 raste të reja me koronavirus.

Për 10 ditë numri i rasteve të reja me koronavirus ka qenë i lartë, derisa më 29 qershor është shënuar numri më i lartë brenda këtyre ditëve, ku për 24 orë u konfirmuan 122 raste të reja me koronavirus.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit