Kosova është bërë vend transit i sirianëve që mësyjnë shtetet perëndimore. Gjashtë muaj më parë, pronari i një restoranti në Podujevë, i kishte futur brenda në lokal për t’i ushqyer dhe ngrohur disa prej migrantëve.
Sot migrantët sirianë kanë shkelur në tokën gjermane, atje ku kishin synim të shkonin dhe gjëja e parë që kanë bërë është falënderimi për pronarin e restorantit në Podujevë.
“Si je shoku im i dashur, unë për momentin jam në Gjermani”, i ka shkruar njëri nga sirianët pronarit të restorantit “Ora” në Podujevë, duke e falënderuar edhe për gjestin që ka bërë gjatë dimrit.