Një 73-vjeçar nga Kosova ka është mbytur në detin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Shkëmbit të Kavajës sot rreth orës 19:12.
“Më datë 03.07.2020, rreth orës 19:12, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, shtetasi kosovar J.B., 73 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Kujtojmë se, pak ditë më parë një tjetër i moshuar nga Kosova humbi jetën në plazhin e Shëngjinit.