Edhe tre të vdekur nga koronavirusi në Kosovë, numri total shkon në 58

0
89

Tri vdekje të reja janë regjistruar në raportin e ri të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për ditën e premte.

Me tri rastet e reja, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Kosovë ka shkuar në 58.

Të enjten, IKSHPK-ja në raportin ditor kishte bërë të ditur se janë 55 persona që kanë vdekur si pasojë e virusit.