4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Isa Mustafa paralajmëron futjen e PDK-së në qeveri?!

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës synon ta zgjerojë koalicionin qeverisës.Kreu i kësaj partie, Isa Mustafa, ka deklaruar se vendi është futur në situatë e cila nuk garanton stabilitet të institucioneve, pas aktakuzës për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.“Tani jemi futur në një gjendje me shumë të panjohura, që nuk determinon stabilitet apo jo të Qeverisë, por të të gjitha institucioneve të vendit. Para së gjithash, ardhmërinë e shtetit të Kosovës”, ka thënë ai për Kohën.

- Advertisement -

Mustafa është pyetur se çfarë mund të ndodhë me pozitën e presidentit nëse Hashim Thaçi jep dorëheqje në rast të konfirmimit të aktakuzës.Mustafa ka deklaruar se së shpejti do të ndërmarrin hapa për të përmirësuar funksionimin e shtetit.

“Në ditët në vijim do të bisedojmë me të gjithë që kanë gatishmëri, jo për të forcuar pushtetin individual apo partiak, por për të forcuar shtetin e Kosovës dhe funksionalitetin e tij. Ata që Kosovën e duan si fushë të gladiatorëve, nuk besoj se ia duan të mirën!”, ka deklaruar Mustafa.

Në këto rrethana, sipas Mustafës, Kosova ka nevojë të mbështesë institucionet e drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, si dhe njerëzit e saj që ballafaqohen me drejtësinë deri në përfundimin e këtij procesi. PDK-ja nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet nëse mund të përfshihet në ndonjë marrëveshje eventuale për çështjen e presidentit.Derisa, Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht është duke kërkuar zgjedhje të reja.Shtyrja e dialogut Kosovë-Serbi si shkak i aktakuzës, sipas opinionistëve, mund të zgjasë më shumë sesa mendojnë institucionet.Zhvillimet me Gjykatën Speciale ndikuan që të dështojë takimi i 27 qershorit në Uashington.Kurse, akoma nuk dihet nëse gjatë korrikut do të mbahet Samiti i Parisit, që fokus kryesor ka dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit