-1.2 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Zbulimi i ri i shkencëtarëve: Ilaçi kundër baktereve në zorrë mund të kurojë koronavirusin

Rekomandime

Një ilaç i cili përdoret kundër baktereve në zorrë, po testohet nga shkencëtarët britanikë si një trajtim për koronavirusin.

- Advertisement -

Ky ilaç lufton bakteret e zorrëve dhe zvogëlon dëmtimin e indeve të mushkërive të shkaktuara nga inflamacioni.

Pacienti i infektuar me koronavirus, shfaq simptoma të rënda kur sistemi i tij imunitar fillon të shkaktojë dëmë në të gjithë trupin.

Shpresohet që ilaçi do ta ndalojë këtë dhe të pastrojë infeksionin viral.

- Advertisement -

Nëse ilaçi funksionon, shkencëtarët po planifikojnë t’ja japin atë pacientëve para se të kenë probleme me frymëmarrjen. Në këtë mënyrë zvogëlohet numri i pacientëve nëpër spitale dhe lirohen shtretërit e kujdesit intensiv.

Testimet paraklinike të ilaçit, të bëra nga farmacia 4D me bazë Leeds, kanë gjetur se zvogëlon dëmtimin e shkaktuar në indet e mushkërive nga inflamacioni.

- Advertisement -

Pilula, e njohur si MRx-4DP0004, zvogëloi një lloj qelize imune, që mendohet të jetë një shtytës kryesore e inflamacionit dhe dëmtimit të mushkërive në pacientët me koronavirus.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit