1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Djali rrëfen për nënën me koronavirus: S’kishte shkuar te mjeku për 15 vjet

Rekomandime

Në Kosovë deri më sot janë konfirmuar 3, 356 raste me koronavirus. Ndërkohë që pacientët e infektuar me koronavirus, gjendja e të cilëve nuk është stabile po trajtohen në disa klinika të Qendres Klinike Universitare të Kosovës.

- Advertisement -

Dikush ka vendosur që të rrëfejë gjendjen e nënës së tij, e cila është e infektuar me COVID-19 që disa ditë.

Pronari i një lokali në Prishtinë, Nesim Maxhuni, ka thënë se nëna e tij nuk ka asnjë sëmundje shoqëruese por gjendja e saj, sipas Maxhunit është përkeqësuar.

“Pas situates qe iu perkeqesu e transferuam ne sherbim INTENZIV (sherbimi intenziv osht’ stacioni i fundit i njerit t’gjalle ne mjekesi… per ata qe nuk e dijne), perkujdesja e mjekeve t’shkrete osht’ shume e madhe dhe e sinqerte, por sistemi osht’ tejet i mbingarkuem, dhe e kane te veshtire ta menagjojne tashme kete fluks te madh!”, ka shkruar Maxhuni në Facebook.

- Advertisement -

Madje ai ka thënë se nëna e tij nuk kishte qenë te mjeku për kontrolla për shumë vite.

“Nana asnjehere nuk ka pase semundje shoqeruese as diabet, as tension, bile ne familjen e gjane njifet per imunitetin me te forte! Nuk ka shku te mjeku per se paku 15 vjet’,( perveç kur e theu kamen para disa viteve)”.

- Advertisement -

Maxhuni ka thënë se fillimisht nënën e tij e kanë dërguar në spital për një helmim, por që pas disa ditëve ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Nana jeme tash e 12 dite eshte e shtrire ne spital, fillimisht e pranuan per nje helmim(vjellje 4-5 dite pa u ndale..pa asnje simptome tjeter te Covid), e cila pas 5 diteve ne infektive rezultoi edhe me Covid +!. Ka 1 jave qe nana nuk mundet me marre fryme as 2 minuta pa aparatin e oksigjenit”, ka shkruar tutje Maxhuni.

Ai po ashtu ka apeluar që të respektohen rekomandimet e IKSHPK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit