Gjatë ditës së sotme kanë vdekur 9 persona nga koronavirusi duke çuar numrin e viktimave në 75 raste.
Lajmin e ka bërë të ditur IKSHPK-ja përmes një njoftimi në Facebook.
“Numri total i rasteve pozitive 3.508 raste nga 25.245 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 75 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”.
Sonte në Kosovë janë konfirmuar edhe 152 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 50 persona të tjerë nga virusi COVID-19.
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinikes Universitare të Kosovës gjatë ditës kanë qëndruar Prokuroria dhe Policia e Kosovës, nga ku janë nxjerrë katër trupa të pa jetë.