Aktori i njohur i Broadway Nick Cordero, i cili ka qëndruar rreth një muaj në kujdes intesiv, ka ndërruar jetë nga koronavirusi.
41-vjeçari vdiq ditën e diel dhe lajmin e ka dhënë vetë gruaja e tij, Amanda Kloots përmes një postimi në “Instagram”.
“Zemra ime është e thyer pasi nuk mund ta imagjinoj jetën tonë pa atë.”
Ajo ka treguar se burri i saj ka luftuar me Covid-19 për 95 ditë, ku gjatë kësaj periudhe kishte pësuar mini-sulme dhe këmbën e djathtë e kishte amputuar për shkak të mpiksjes së gjakut.
Nick Cordero ka qenë i nominuar për çmimin Toni për rolin që kishte në filmin“Bullets Over Broadway”. Ai njihet gjithashtu edhe për rolet në “Waitress” dhe “A Bronx Tale”.