7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Vuçiq për dialogun: Do të na bëjnë presion për të humbur

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “do të kërkojë që Bashkimi Evropian të luajë një rol më të rëndësishëm politik” në dialogun Prishtinë-Beograd.

- Advertisement -

Të enjten, presidenti serb do të takojë në Paris, homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Gjatë një konference për media në Beograd, Vuçiq tha se vendin e pret një “verë dhe vjeshtë e vështirë” në lidhje me Kosovën.

“Askush nuk dëshiron të na japë asgjë, ata do të na bëjnë presion për të humbur. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për unitet”, tha Vuçiq.

- Advertisement -

Të martën me presidentin Macron është takuar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

“Franca mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në mbështetjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, është thënë nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

- Advertisement -

Më 10 korrik, pritet të mbahet një samit virtual mes Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimit e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel. Ky samit, ku merr pjesë edhe Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, thuhet se ka për qëllim lehtësimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq, më 12 korrik, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të takohet në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ky takim ndërmjet Hotit dhe Vuçiqit do të shënojë rinisjen e dialogut, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Dialogu, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011. Ky proces u ndërpre në fund të vitit 2018, për shkak të një takse të vendosur nga autoritetet kosovare ndaj mallrave të Serbisë. Kjo masë më pas u zëvendësua me reciprocitet.

Por, Qeveria e Kosovës në muajin qershor vendosi që të heqë masat e reciprocitetit, me qëllim që t’i jepet shans rinisjes së dialogut.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit