1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Kështu u trondit Beogradi mbrëmë nga protestat kundër karantinës

Rekomandime

Qindra njerëz në rrugët e Beogradit kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë për vendosjen e orës policore, pasi vendi raportoi shifrat më të larta të vdekjeve dhe rasteve të reja me koronavirus.

- Advertisement -

Policia përdori gaz lotsjellës, ndërsa njerëzit e mbledhur para parlamentit në Beograd, thërrisnin në kor: “Dorëheqje, dorëheqje”.

Një grup i mbështetësve të opozitës sulmoi godinën e parlamentit, njoftojnë mediat serbe, në një protestë kundër mbylljes së vendit gjatë fundjavës.

- Advertisement -

E policia serbe nuk është kursyer aspak ndaj protestuesve, duk përdorë ‘dorën e hekurt ndaj tre’.

Presidenti Serb Vucic tha të martën se masat strikte, përfshirë edhe mbylljen e Beogradit në fundjavë vijnë për shkak të rritjes së numrit të infektimeve. Pas kësaj deklarate qindra njerëz u mblodhën përpara sheshit të parlamentit.

- Advertisement -

Rreth orës 22:00, një grup i vogël arriti të shtyjë kordonin policor dhe duke thyer derën hynë në parlament, por më pas policia i ka nxjerr jashtë.

“Njerzit u mblodhën spontanisht. Pakënaqësia ndjehet në ajër”, ka thënë për televizionin N1, Radomir Lazovic.

Nsdryshe, Serbia të martën regjistroi 13 viktima si pasojë e koronavirusi, numri i saj më i lartë deri më tani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit