11.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Protestat zmbrapsin Vuçiqin, tërhiqet vendimi për orë policore në Beograd

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se masat do të ashpërsohen nga dita e nesërme, por potencoi se nuk do të ketë orë policore, shkruajnë mediat serbe, transmeton Reporteri.

- Advertisement -

Ne po hapim spitale të reja për Coronavirusin, tha Vuçiq derisa u kërkoi njerëzve të mos dilnin në mënyrë që të mos kishte infeksione të mëtejshme.

“Sot është dita jonë e dytë më e keqe për sa i përket numrit të të infektuarve që kemi, 357 njerëz nga 8,600 të testuar, kanë vdekur 11 njerëz, gjersa 111 janë në respirator. Ky numër rritet në mënyrë drastike çdo ditë dhe Beogradi është problemi më i madh. Unë kërkoj nga njerëzit të jenë të kujdesshëm. Mos zhvilloni mitingje me dy, tre, katër mijë persona, sepse kjo do të infektojë fqinjët dhe të afërmit tuaj.

“Do të ketë masa më të rrepta për Beogradin. Duke pasur parasysh peshën e situatës në të cilën po gjendemi, kam pasur parasysh gjendjen e jashtëzakonshme. Masat do të forcohen, por nuk do të ketë shtetrrethim. Unë nuk jam për këtë, por do të dëgjoj kolegët e mi. Unë do të respektoj mendimin e profesionistëve. Pas gjithçkaje që ndodhi mbrëmë, do të më vinte turp të devijoja nga fjalët e mia dhe është e vështirë për mua të vendos në atë mënyrë, por unë e dëgjoj mendimin e profesionistëve”, tha Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit