11.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Qyteti ku nuk po respektohen masat e qeverisë, vetëm mbrëmë u arrestuan 11 persona

Rekomandime

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për masa të reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë pas rritjes së numrit të të vdekurve dhe të të infektuarve me koronavirus.

Sipas këtij vendimi, ndalohet qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpivë të tyre nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

- Advertisement -

Për këtë po përkujdesen edhe Policia e Kosovës, ku vetëm në Prizren mbrëme u ndaluan 11 persona që nuk e respektuan vendimin e Qeverisë.

Ky është njoftimi i policisë:

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

- Advertisement -

· Rr. Adem Jashari, Prizren 08.07.2020 – 01:20. Nga njësiti policor derisa kishin qenë duke udhëtuar me veturë janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kishin vepruar në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së lidhur me virusin Covid-19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

· Rr. Adem Jashari, Prizren 08.07.2020 – 21:50. Nga njësiti policor derisa kishte qenë duke udhëtuar me veturë është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte vepruar në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së lidhur me virusin Covid-19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

- Advertisement -

· Rr. Enver Haradinaj, Prizren, 08.07.2020 – 01:50. Nga njësiti policor derisa kishin qenë duke udhëtuar me veturë janë ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kishin vepruar në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së lidhur me virusin Covid-19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

· Prizren 08.07.2020 – 01:45. Nga njësiti policor derisa kishte qenë duke udhëtuar me veturë janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kishin vepruar në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së lidhur me virusin Covid-19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

· Rr. Remzi Ademaj, Prizren 09.07.2020 – 00:30. Nga njësiti policor ka ndaluar dy të dyshuar femër dhe mashkull kosovar të cilët kishin vepruar në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së lidhur me virusin Covid-19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit