11.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

VV nuk i voton marrëveshjen ndërkombëtare

Rekomandime

Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka arritur të votojë asnjë marrëveshje ndërkombëtare.

Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka votuar asnjërin prej këtyre marrëveshjeve të cilat i hapin rrugë ndihmave për Kosovën.

- Advertisement -

Ndonëse deputetët e kësaj partie kanë qenë të pranishëm në seancë, ata nuk kanë votuar fare madje as nuk kanë abstenuar.

Këto ishin marrëveshjet ndërkombëtare të parashikuara në rendin e ditës:

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar.

- Advertisement -

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan.

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

- Advertisement -

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit