Hoti: Jemi duke shkuar drejt shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

0
94

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk është larg.

Hoti ka thënë se jemi duke shkuar drejt shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, raporton Gazeta Sinjali.

“Tash jemi duke shku drejt gjendjes.. ndoshta gjendjes së jashtëzakonshme. Unë po e them hapur në këtë studio. Unë sonte kam pasur takim me Komitetin për menaxhimin e COVID-it edhe kemi diskutu shumë hapur. Mund të jetë vendim shumë jopopullor, por unë jam i gatshëm të shkoj në ekstreme për ta mbrojtur jetën e qytetarëve”, tha Hoti në Rubikon.

Hoti ka paralajmëruar të dielën një mbledhje tjetër për ta diskutuar këtë çështje.