2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Haxhi Avdyli për deputetin që iu sul Vjosa Osmanit: Përjashtimi është pak

Rekomandime

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ishte zyrtari i parë i kësaj partie që reagoi publikisht ndaj sjelljes së deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.

- Advertisement -

Uka para pak minutashs pas një fjalosjeje me Kryetaren e Kuvendit dhe bashkëpartiaken e tij, Vjosa Osmani, u ngrit në këmbë dhe u sul drejt saj.

Më pas ndërhynë disa deputetë për ta larguar deputetin ndërsa Osmani mbylli punimet e Kuvendit për shkak të “mungesës së edukatës nga deputetët”.Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar Avdyli duke e quajtur qyqarllëk veprimin e Ukës.

“Kur argumenti i shprehjes mungon, e dija për debat është e mangët, atehërë qyqarllëku muskulor tregohet me gra.

- Advertisement -

Dhe atë jo vetëm ndaj një grua por kryetare e Kuvendit. Ah ku je katandisë LDK-ja ime.

Përjashtimi është pak, ose po bëjmë Kuvendin Teksasin e shekullit 19”, shkroi ai në Facebook.Deri më tani zyrtarë të tjerë të LDK-së nuk e kanë komentuar ngjarjen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit