Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti në një konferencë për media, ka thënë se Qeveria do të vendose masa shtesë, për ta luftuar coronavirusin.
Ashpërsimi i masave për parandalimin e përhapjes së corinavirusit pason pas rritjes së numrit të rasteve me coronavirus në tre javët e fundit.
Masat shtesë që do të propozohen sot në mbledhjen elektronike të Qeverisë do të jenë më shumë me rigoroze.
“Sot do të votojmë në një mbledhje të qeverise masa shtesë. Do të ndalohen ritet fetare dhe tubimet publike dhe kujtojë mirëkuptimin e njerëzve të institucioneve fetare”, tha Hoti.
Më tej kreu i qeverisë paralajmëroi se kushdo që nuk i zbaton do të dënohet.
Maska distance higjiena, me vetëm këto tri masa shpëtojmë jetën e njerëzve.
Nuk do të ketë asnjë lloj tolerance ndaj askujt që nuk i respekton vendimet e Qeverisë.
Vetëm gjatë tre ditëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 615 raste me COVID-19 pozitiv.
Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të infektuarve deri të shtunën ka arritur në 4.715 nga 27.723 teste të bëra.
Ndërsa janë shënuar 101 raste të vdekjeve.