3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Rriten masat në Kosovë ndaj koronavirusit, Zemaj njofton se 20 inspektorë sanitarë, do veprojnë në tërë vendin

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar sot se kapacitet janë duke u rritur dhe se 20 inspektorë sanitarë i janë shtuar luftës kundër koronavirusit.

Zemaj theksoi se këta inspektorë do të jenë të angazhuar në tërë territorin e Kosovës, transmeton Indeksonline.

- Advertisement -

Po ashtu Zemaj tha se në vijim do të fillojnë punën edhe 100 mjekë, 62 infermierë, 8 laborantë, 6 punonjës staf teknik dhe mbështetës dhe se kjo po bëhet në kuadër të rritjes së kapaciteteve të luftës kundër pandemisë COVID-19.

Inspektorët e rinj do të bëjnë inspektime sanitare, kontrolle për sigurinë dhe cilësinë e ushqimit, higjienës, përpunimit, tregtimit, paketimit, ripaketimit, deponimit e transportimit të ushqimit.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Kapacitetet tona po rriten.

Edhe 20 inspektorë sanitarë iu shtuan luftës kundër Covidit-19.

- Advertisement -

Këta do të jenë të angazhuar në tërë Kosovën.

Do të mbikëqyrën nga inspektorati përkatës që funksionon në Ministrinë e Shëndetësisë.

Në vijim do të fillojnë punën edhe 100 mjekë, 62 infermierë, 8 laborantë, 6 punonjës staf teknik dhe mbështetës.

Kjo po bëhet në kuadër të rritjes së kapaciteteve të luftës kundër pandemisë Covid-19.

Inspektorët e rinj do të kryejnë inspektime sanitare, kontrolle për sigurinë dhe cilësinë e ushqimit, higjienës së ushqimit, përpunimit, tregtimit, paketimit, ripaketimit, deponimit, transportimit të ushqimit.

Do të zbatojnë legjislacionin për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse.

Do të inspektojnë institucionet publike dhe private, produktet ushqimore dhe jo ushqimore; shtesat dhe aditivët në ushqim; higjienën në institucione publike dhe private; ujin për pije, pijet freskuese dhe joalkoolike; subjektet afariste të cilat merren me ushqim, përfshirë edhe zbatimin e parimeve të sistemit HACCP për kontrollin e ushqimit; objektet hoteliere.

Do të japin pëlqime sanitare për kushtet sanitaro – teknike dhe higjienike në procesin e dhënies së lejeve ndërtimore për objektet.

Ju lutemi respektoni masat mbrojtëse!

Vendosni maskat!

Ruajeni distancën!

Mbajeni higjienën personale e kolektive!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit