Sot në mëngjes ka vdekur edhe një person i prekur me virusin korona.
IndeksOnline nga burimet brenda QKUK-së ka mësuar se personi i vdekur është një 63- vjeçar nga Podujeva.
- Advertisement -
Viktima kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese, mirëpo deri para një jave gjendja e tij ishte stabile.
Ai në Klinikën Infektive ishte shtruar, më 6 korrik.
Me këtë rast, numri i të vdekurve në Kosovë ka shkuar në 103.