7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ministri Zemaj – Fitore Pacollit: Në sy shihesh se je me simptoma, ecni boni testet pse po ikni?

Rekomandime

Është duke u mbajtur seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë raportuar para deputetëve për pandeminë COVID-19.

- Advertisement -

Derisa ky i fundit pasi foli rreth masave parandaluese dhe veprimeve konkrete që kanë ndërmarrë, ndërsa pas një komenti të deputetit të VV-së, Zemaj u tregua mjaftë i ashpër me deputetët e këtij subjekti politik, madje ai edhe akuzoi të njëjti se virusi u shpërnda masivisht pas 12 qershorit, transmeton Indeksonline.

“Më e keqja ka ndodhë pas 12 qershorit kur edhe u shpërnda. Ja u lexoj me emra edhe anëtarët e VV-së dhe aktivistët që kanë infektuar. Mbylleni seancën ja u lexoj.

Ju jeni të dyshuar që jeni të infektuar, jeni persona kontakte, ecni boni testet, pse po ikni nga testet”, tha Zemaj.

- Advertisement -

Ndërsa ai iu drejtua deputetes Fitore Pacollit duke i thënë se ajo ka simptoma.

“Në sy shihesh se je me simptoma”, iu drejtua Zemaj – Pacollit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit