I infektuari me Covid-19 nga Shiroka e Suharekës nuk respekton vet izolimin: Kapet nga Policia e Kosovës

0
128

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në fshatin Shirokë të Suharekës, është kapur një person duke mos respektuar dispozitat shëndetësore gjatë pandemisë. Personi në fjalë ishte i infektuar me Covid-19 dhe kishte dalë jashtë shtëpisë duke mos qëndruar në vetë izolim, transmeton Gazeta Metro. 

Në raportin 24 orësh të Policisë është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili ka rezultuar pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur  rregullave dhe vendimeve të Qeverisë  për vetë izolim.

Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda.

Rasti ka ndodhur në fshatin Shirokë të Suharekës.

Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:

Shirokë 14.07.2020 –11:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili ka rezultuar pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur  rregullave dhe vendimeve të Qeverisë  për vetë izolim. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda.