-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Rastet pozitive me coronavirus vijnë nga këto komuna, prinë sërish Prishtina

Rekomandime

4 persona kanë vdekur, 119 raste pozitive dhe 92 persona të shëruar është bilanci i gjendjes me coronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Kjo është bërë ditur në një konferencë për media nga Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.

- Advertisement -

Ai ka thënë se që nga dita e djeshme situata ka nisur të normalizohet, pas një jave me numër të madh të rasteve.

Prej dje, situata 24 orëshe ka filluar të normalizohet me gjurmimet e gjitha rasteve në Kosovë. Në 14 korrik, në Laboratin e Institutit janë testuar 420 mostra, 119 pozitive. 5237 është numri total i të infektuarave me Covid-19. 92 pacientë janë shëruar, 2462 raste totale të shëruar”, ka bërë të ditur Naser Ramadani, nga Instituti i Shëndetit Publik.

Rastet pozitive janë nga këto komuna: Prishtinë 63, Gjakovë 12, Drenas 6, Fushë Kosovë 5, Pejë 5, Podujevë 5, Skendraj 3, Ferizaj 2, Deçan 2, Gjilan 2, Istaog 2, Kaçanik 2, Lipjan 2, Vushtrri 2, Obiliq 2 dhe nga 1 rast në Kamenicë, Kllokot, Mitrovicë dhe Rahovec. /Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit