Ilir Gjokaj, zyrtar policor nga ekipi reagues në Stacionin Policor në Gjakovë ka humbur jetën sot si pasojë e koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas vdekjes së tij ka reaguar edhe nipi i tij, Enkelen Gjokaj i cili ka publikuar disa fotografi me xhaxhain e tij të ndjerë.
“U prefsh në paqe Axhoshi im Ilir Gjoka. Inshallah Zoti të shpërblen me Xhehnet”, ka shkruar ai.
Policia e Losovës e ka konformuar se një pjesëtar i ture ka ndërrusr jetë nga covid 19 në moshën 39 vjeçare.
Pra, Ilir Gjoka, zyrtar policor në Gjakovë ka vdekur si pasojë e koronavirusit.
Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i Policisë Rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta i cili tha se zyrtari i PK-së fillimisht u trajtua në Spitalin Rajonal të Gjakovës, por, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore u dërgua për në QKUK.
“Ju konfirmojmë se kemi pranuar njoftimin nga IKSHP për vdekjen e kolegut tonë i cili që nga dita e premte ka qenë i hospitalizuar në spitalin rajonal në Gjakovë ndërsa dje, pas përkeqësimit të gjendjes është transportuar për në klinikën infektive në QKUK ku sot në orët e vona të mbrëmjes ka ndërruar jetë. I ndjeri ka qenë zyrtar në ekipet reaguese të Stacionit Policor në Gjakovë”, ka thënë Graishta.