-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Gjuriq i kundërpërgjigjet Haradinaj-Stubllës lidhur me librin në takimin e Varhelyit e Vuçiqit

Rekomandime

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i është përgjigjur ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stubllës, për komentin e saj rreth librit shovinist në takimin mes komisionerit evropian, Oliver Varhelyit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

- Advertisement -

“Jam i vetëdijshëm se trashëgimia e krishterë është një temë e dhimbshme për ju, sepse ekstremistët shqiptarë dogjën rreth 150 kisha ortodokse serbe në 1999 dhe 2004″, ka shkruar Gjuriq në llogarinë e tij në Twitter.

Haradinaj-Stublla e quajti më shumë sesa skandal diplomatik këtë takim, të ilustruar me anë të një fotografie nga vetë Varhely, e ku shihej libri “The Christian Heritage of Kosovo and Metohija” (Prejardhja e krishterë e Kosovës dhe Metohisë).

Ministrja ka vazhduar duke thënë se “projeksionet e tilla kanë vdekur, bashkë me regjimin gjenocidal të Millosheviqit”.

- Advertisement -

“Këtë duhet ta ketë të qartë çdo tavolinë, e çdo përfaqësues: Republika e Kosovës është një dhe e pacenueshme. Kosova e 17 Shkurtit nuk preket”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit