11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Fitore Pacolli: Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme siç po ka dëshirë Qeveria e Hotit, s’është zgjidhje

Rekomandime

Fitore Pacolli nga Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar ashpër Qeverinë e Hotit në lidhje me situatën në vend, dhe menaxhimin që po i bëhet pandemisë Covid-19.

Pacolli ka thënë se hapja e menjëhershme e jo ashtu siç ishte planifikuar nga Qeveria e Kurtit, ka ndikuar në rritjen e numrit të të prekurve me Covid-19.

- Advertisement -

Sipas saj Qeveria e Hotit apo siç e ka quajtur ajo ilegale, duhet ta kuptojë se pandemia do të qëndrojë për një kohë të gjatë edhe në vendin tonë, andaj duhet të tregohet kreative në gjetjen e zgjidhjeve.

Sipas saj gjendja e jashtëzakonshme, ajo që po kërkon Qeveria e Hotir, s’është zgjidhje.

Ajo që duhet të kuptojë Qeveria ilegale sot se pandemia do të qëndrojë për një kohë të gjatë. Shpallja e gjendja e jashtëzakonshme nuk është zgjidhje, siç po ka dëshirë Qeveria e Hotit. Duhen politika të reja kreativitet për t’u përshtatur në realitetin e ri, se si udhëtojmë, socializohemi, punojmë, duhet qasje e re dhe sjellje e re, ky normalitet i ri kërkon përgatitj, dhe mbi të gjitha kërkon Qveri të përgjegjshme që ofrojnë siguri dhe mbështetje te qytetarët”, tha Pacolli para gazetarëve.

- Advertisement -

Sipas saj mungesa e një qeverie të përgjegjshme pa hedhur përgjegjësi mbi të tjerët, ka rritur pasigurinë në mesin e qytetarëve dhe po dëmton solidaritetin shoqëror.

Sot një pjesë e madhe e qytetarëve të zhytur në kredi e borxhe ndihen të pasigurt. Gratë dhe familjet me të ardhura të ulëta janë ndikuar më së shumti. Mungesa e përkrahjes së bizneseve që të mbahen në këmbë e që ka rrezikuar mirëqenien e tyre dhe arsyetimi i lehtë se ishin të moshuar dhe kishin sëmundje përcjellje, na obligon dhe detyron të kujdesemi më shumë për të moshuarit”, theksoi Pacolli.

- Advertisement -

Ajo ka kërkuar që të bëhet hapja e çerdheve në përputhje me masat mbrojtëse, dhe se shteti duhet të investojë në hapjen e çerdheve të reja.

Pacolli më tej ka thënë se një Qeveri e përgjegjshme duhet të tregojë se çka do të ndodhë me shkollat në shtator, aty ku nuk ka fare mundësi duhet të siguroj që fëmijët të mos mbesin jashtë mësimit online si edhe duhet t’u ofrohet mbështetje.

“Duhet ndryshim radikal kjo Qeveri ilegale nuk mundet të na udhëheqë drejt këtij normaliteti të ri”, theksoi ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit