Ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj ka reaguar pasi përfaqësuesit politik në Luginën e Preshevës kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në Bujanoc duke e quajtur si superlajm.
Cakaj përmes Facebook’ut ka shkruar se kjo marrëveshje është e arritura më domethënëse pasi shqiptarët do të qeversin të vetëm në Bujanoc dhe nuk do të varen nga askush.
“Partitë politike shqiptare tashmë kanë mbyllur marrëveshjen për bashkëqeverisje në Bujanoc.
Kjo është pothuajse e arritura më domethënëse që kemi shënuar bashkërisht në Luginë: Bujanoci do të qeveriset drejtë nga shqiptarët e nuk do të varet nga askush tjetër, përveç shumicës shqiptare”, ka shkruar ai.
Cakaj ka falenderuar përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës për fjalën e mbajtur që I kanë dhënë gjatë mbledhjes në Tiranë lidhur me këtë marrëveshje.
“Personalisht i detyrohem një falënderim të posaçëm z. Nagip Arifi, z. Shaip Kamberi, z. Shqiprim Musliu e z. Arbër Pajaziti që i qëndruan fjalës së dhënë në mbledhjen e djeshme në Tiranë duke arritur këtë marrëveshje që është jetike për Bujanocin e shqiptarët e Luginës”, ka thënë Cakaj.