Kryeinspektori sanitar Ibrahim Tërshnjaku ka treguar se sa gjoba janë shqiptuar në katër ditët e kaluara për personat fizikë dhe subjektet juridike që nuk kanë respektuar masat anti-Covid.
“Në vazhdën e inspektimeve dhe zbatimit të të gjitha vendimeve të Qeverisë së Kosovës, Inspektorati Sanitar në bashkërendim me inspektoratet e tjera po kryen aktivitetin që nga ora 5 e mëngjesit deri në 12 të natës.
Nëse do të ishte indikatori kryesor dhe zbatimi strikt i vendimeve të qeverisë me kapacitetin dhe angazhimin që kemi në terren shohim se ka rezultate pozitive”.
“Për katër ditë të kryera të inspektimeve që nga orët e hershme të mëngjesit deri në orët e vona së bashku me Policinë e Kosovës kemi arritur të kryejmë 1398 inspektime te subjektet afariste.
Kemi shqiptuar 387 gjoba për personat fizikë, 29 gjoba për subjekte juridike, derisa kemi lëshuar 371 vendime për izolim dhe 29 vendime si të shëruar.
Kemi përcjellë mbikëqyrjen e 25 varrimeve të personave që kanë vdekur nga Covid-19”.
Ai, në konferencën tashmë të përditshme ku raportohen rastet e reja me Covid-19, ka thënë se Inspektorati Sanitar dhe inspektoratet tjera do të keni aktivitete të vazhdueshme për të zbatuar në mënyrë strikte vendimet e Qeverisë së Kosovës.