1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Gazetari boshnjak e kritikon ashpër Hotin që i foli serbisht Vucicit: Është dashur t’i flisje shqip

Rekomandime

Gazetari boshnjak, Aleksandar Brezar e ka kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti për shkak se foli në gjuhen serbe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Brezar ka thënë se kryeministri Hoti do të duhej të ishte i përgatitur dhe t’i kundërpërgjigjej Vucicit në gjuhën shqipe nëse ai di shqip.

Sipas tij Hoti nuk është dashur t’ia kthen në gjuhën serbe Vucicit kur e pyet se a di gjuhën serbe, por në gjuhën shqipe si një lider që përfaqëson Kosovën.

Gazetari boshnjak ka shkruar se Vucic ka shprehur mungesë respekti ndaj kryeministrit Hoti në takimin e parë të Brukselit.

- Advertisement -

“Pa hyrë në analizë më të thellë, mendoj se përdorimi nga Presidenti i Serbisë Vucic i vetës së dytë joformale para asaj formale për të pyetur atë nëse fliste serbisht është mungesë respekti. Kryeministri i Kosovës Hoti duhej të i ishte përgjigjur duke e pyetur nëse Vucic fliste shqip në shqip”, ka thënë në reagimin e tij, transmeton Gazeta Metro.


Kujtojmë se pas dy vitesh Kosova dhe Serbia u takuan në Bruksel për të rinisur dialogun nën kryesimin e Bashkimit Evropian, dialog ky që u bllokua nga Kosova me vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serb.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit