Zogaj: Më dhimbsën policët që u dashtë të mbajnë rregull në tubimin e kotë të pritjes së Thaçit

0
158

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, thotë se ndjen keqardhje për policët, që iu është dashur të mbajnë rregull sonte në kalimin e Thaçit, në pikën kufitare në Morinë.

Në një shkrim të tij në Facebook, Zogaj e quan të kotë tubimin e pritjes së presidentit Thaçi.Ai ka shtuar se Thaçi nuk është shpallur i pafajshëm dhe procesi ndaj tij ende nuk ka filluar.

Shkrimi i plotë nga Petrit Zogaj:

Keqardhje per policet, te cilet sipas detyres zyrtare duhej qe sonte te ishin ne Morine per te mbajtur rregull ne ate tubim komplet te kote. Perndryshe, Thaci nuk eshte shpalle i pafajshem, ende nuk e ka procesin te filluar, e grumbullimi i njerezve ne kohe pandemie atje, eshte pertej cdo logjike te njeriut normal.

E policet me dhimbsen qe eshte dashur qe te jene ne ate grumbull njerezish, duke u ekspozu direkt ndaj covid 19.

Cfare marrezirash.

Keqardhje per policet, te cilet sipas detyres zyrtare duhej qe sonte te ishin ne Morine per te mbajtur rregull ne ate…

Gepostet von Petrit Zogaj am Freitag, 17. Juli 2020