Pas katër ditësh intervistimi nga Prokurorët e Gjykatës Speciales në Hagë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është kthyer në Kosovë.
Presidentit të vendit iu organizua një pritje madhështore ku ishin mbledhur me qindra simpatizantë të tij në pikën kufitare në Morinë, transmeton Indeksonline.
Rikthimit të babait i është gëzuar edhe djali i tij Endriti, i cili publikoj një fotografi nga kjo pritje madhështore.
Kujtojmë që sot gjatë ditës Endriti poashtu në një postim bëri thirrje që të gjithë të dalin në pritje të presidentit, por duke e respektuar masat kundër Covid-19.