Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar për 118 raste të reja pozitive me COVID-19.
Deri më tani, numri total i rasteve pozitive është 5 mijë e 735.
Komuna që shënoi më së shumti raste sot është sërish Komuna e Prishtinës, me 48 raste të reja, pastaj edhe Komuna e Fushë Kosovës me 9 raste.
“Rastet pozitive janë nga:komuna Prishtinë 48 raste, komuna Ferizaj 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Viti 3 raste, me nga 2 raste komunat: Kaçanik, Skenderaj dhe Vushtrri dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit, Kamenicë, Klinë, Kllokot, Lipjan, Obiliq dhe Suharekë”, njofton IKSHPK përmes Facebookut.
Numri i rasteve aktive deri më sot është 2 mijë e 632./