2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

14 pacientë në gjendje kritike, 300 të shtrirë në spitalet e vendit

Rekomandime

Në gjithë shërbimin spitalor aktualisht po trajtohen 509 pacientë. Prej tyre 300 janë me Covid-19. 233 janë të hospitalizuar në klinikat e QKUK’së dhe 276 në spitalet rajonale.Infektologu kujdestar Arben Vishaj tregon për gjendjen në Klinikën Infektive.“Aktualisht në Klinikën Infektive kemi 108 pacientë, prej tyre 85 janë me oksigjenoterapi dhe gjithsej 14 pacientë në gjendje klinike jashtëzakonisht të rëndë. Mund të themi se janë në gjendje kritike”, tha Vishaj.

- Advertisement -

Tha se nga kjo klinikë ditën e sotme janë liruar disa pacientë të shëruar nga Covid-19.

“Numri i pacientëve të pranuar sot ka qenë i madh”, tha Vishaj për RTK’në.“Jemi duke u ballafaqur me një situatë të rëndë. Ditëve të fundit kemi një rënie të lehtë të fluksit në krahasim me ditët e mëparshme por edhe më tutje mbretëron një gjendje e rëndë, me numër të madh të pacientëve dhe me forma mjaft të rënda klinike”, tha Vishaj.

Ai u shpreh optimist për situatën pasi sipas tij përkushtimi i stafit është shumë i madh.Ditën e sotme Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj tha se ka themeluar bordin këshillëdhënës për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, për të ndihmuar në, siç tha, përmirësimin e shëndetit publik. Bordi do të udhëhiqet nga mikrobiologu Lul Raka.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit