2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Rrahje mes dy grupeve tek Kafet e Vogla, Policia vihet në ndjekje të të dyshuarve

Rekomandime

Një përleshje fizike ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në një nga pjesët më të frektuentuara të kryeqytetit të Kosovës.

- Advertisement -

Dy grupe të njohura edhe nga Policia e Kosovës janë rrahur mes vete, tek vendi i njohur si Kafet e Vogla në Prishtinë.

Mësohet se rrahja brutale ka ndodhur jashtë para lokaleve, derisa një person është në gjendje të rëndë, pas lëndimeve që ka marrë. I njëjti është goditur me kodak të revoles.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ndërsa ka dhënë detaje.

- Advertisement -

“Me datë 20.07.2020 rreth orës 20:40 kemi pranuar informatën se në Rr. “ Fehmi Agani” në Prishtinë është duke ndodhur një rrahje në progres. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku ka evidentuar disa dëshmi lidhur me rastin. Bazuar në informacionet fillestare të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet, targat e te cilit janë të ditura për Policinë dhe njësitet kompetente policore janë duke kryer hetime intensive për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar të involvuar në këtë incident”, ka thënë Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit