Kosova po vazhdon të ketë rritje të numrit të rasteve me koronavirus, ku vetëm sot u konfirmuan 142 raste të reja me COVID-19 në vend.
Numri i rasteve aktive ka shkuar në 2 mijë e 669, ndërsa një komunë e Kosovës nuk ka asnjë rast aktiv.
Komuna e Leposaviqit aktualisht nuk ka asnjë rast aktiv.
Që nga fillimi i pandemisë, Leposaviqi ka shënuar gjithsej 23 raste me COVID-19, ku 19 prej tyre janë shëruar dhe 4 persona kanë ndërruar jetë.