13 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Vetëvendosje thotë se Grenell kishte ndryshuar qasje, jo Albin Kurti

Rekomandime

Ish – kryeministri Kurti nuk i ka pasur fort punët mirë me të dërguarin special presidencial, Donald Trump.

- Advertisement -

Por në këtë mes sipas Vetëvendosjes fajtor ka qenë vetë Grenell.

Fitore Pacolli nga kjo parti ka thënë që ka qenë vetë ai, Grenell që ka ndërruar qasje e jo Kurti.

“Mënyra se si është sjellur z.Grenell në fillim ka qënë ndryshe, më vonë filloj të ndryshoj edhe qasjen”

- Advertisement -

Dmth ndryshoj Grenelli e jo Kurti? Po normal, në një takim në interesin e z.Grenell ka qenë të diskutojmë për zhvillim ekonomik, çështje ekonomike dhe në një moment ai thotë që edhe Serbia duhet të respektojë dhe mos të lobojë kundër njohjës së shteteteve ndaj Kosovës në realitet Serbia vazhdon ta bënte atë dhe presioni binte vetëm ndaj Kosovës e jo Serbisë”, ka thënë Pacolli.

Sipas saj, presioni s’duhet të bëhet vetëm të një shtet sepse munden por duhet të jenë të drejtë dhe transparent me sjelljen që e kanë ndaj Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Ajo tutje tha që Grenell nuk kishte problem vetëm me ne në Kosovë kishte problem edhe me Gjermaninë për shkak të sjelljes së tij.

“Është lajm i mirë për Kosovën që Grenell është larguar pak nga ato deklarata e sjellje”, ka thënë Pacolli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit