0.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

“Parashikimi” i Lutfi Hazirit: Ky do të jetë rezultati nëse shkojmë sot në zgjedhje

Rekomandime

Dallim, sipas tij, bënë rasti i PDK-së kryetari i së cilës “është i kërcënuar nga një akuzë për krime lufte nga Dhomat e Specializuara”.

I pari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, beson se që nëse mbahen zgjedhjet, rezultatet do të jenë përafërsisht të njëjta si ato të 6 tetorit.

- Advertisement -

Dallim, sipas tij, bënë rasti i PDK-së kryetari i së cilës “është i kërcënuar nga një akuzë për krime lufte nga Dhomat e Specializuara”.

Unë jam njëri prej atyre që besoj shumë, që sot me dalë në zgjedhje, rezultati është pak a shumë i njëjtë. Heq një solidaritet qytetarë dhe mobilizim të votës të subjekteve politike që ndihen natyrshëm të kërcënuar nga aktakuza.

PDK-ja si parti e cila tash e ka kryetarin e saj nën kërcënim të një aktakuze me apo pa të drejtë nuk është detyrë e imja me e determinu”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Duke folur për aktakuzën, ai ka thënë se pastërtia e luftës në Kosovë do të lahet me drejtësi.

Unë jam një nga ata që besoj që pastërtia e luftës do të lahet me drejtësi herët apo vonë dhe kjo nuk lidhet me emër të përvetshëm.

- Advertisement -

Në rastin tonë para drejtësisë po nxjerrët një proces me një individ të caktuar, ashtu siç po potencon gjykata, por nëse sheh brendësinë atëherë po del një ekip. Është hera e tretë që po provohet me u vendosë drejtësia në Kosovë dhe shpresojmë që po mbyllet”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit