Delegacioni serb do të udhëtojë sot në Bruksel, ku do të zhvillojnë bisedime me përfaqësuesit e BE-së dhe institucioneve të Kosovës, në dy ditët e ardhshme.
Kështu tha drejtori i të së ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.
Ai tha se çështja e njohjes së ndërsjellë nuk do të jetë në rendin e ditës, por do të jenë bashkëpunimi ekonomik, çështja e të zhdukurve dhe të zhvendosurve dhe angazhimet e bëra nga pala e Prishtinës në Marrëveshjen e Brukselit.
“Ne do të flasim kryesisht për bashkëpunimin ekonomik, si të kthehemi në tregun tonë në Kosovë, ku mallrat serbe janë dëbuar për më shumë se 20 muaj”, i tha Gjuriqi Tv-së Pink.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, bashkë me kryesuesin e delegacionit kosovar në Grupin punues për çështjen e zhdukurve Ibrahim Makolli do të jenë përfaqësuesit e Kosovës në takimin e radhës të dialogut me Serbinë, në Bruksel.
Klan Kosova mëson ekskluzivisht se ata do të nisen sot për në Bruksel derisa takimi do të mbahet nesër që temë diskutimi ka bisedimet për personat e zhdukur dhe të zhvendosur në nivelin teknik. Po ashtu, ata do të diskutojnë edhe për çështjet e tjera që u folën nga kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq.
S’përjashtohet mundësia që pjesë e këtij takimi të jetë edhe Skender Hyseni që u emërua koordinator shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi