1.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Mediumi serb e citon Vjosa Osmanin për deklaratat e saj të mbrëmshme

Rekomandime

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, mbrëmë gjatë një emisoni ka deklaruar se kryeministri Avdullah Hoti është i papërvojë në procesin e dialogut.

- Advertisement -

Ndër të tjerash, Osmani tha se përball Hoti e ka presidentin Aleksandar Vuçiqin, i cili ka përvojë më shumë se dhjetë vjeçare në dialogun e mbajtur në Bruksel.

“Problemi është që përballë e ka një president i cili e ka mbuluar këtë fushë dhe këtë dialog që së paku një dekadë. E dyta është që nuk ka qenë i përfshirë në asnjë nga proceset e shtetndërtimit, qoftë përgatitjeve rreth shpalljes së pavarësisë, nuk ka asnjë përvojë në negocimin e Pakos së Ahtisarit që t’i dijë detajet e koncesioneve që janë bërë. Ai nuk ka qenë i përfshirë për aq sa jemi ne të njoftuar në negociata intensive në Bruksel, njëherë me Thaçin kryeministër dhe pastaj me Mustafën”, ka thënë Osmani mbrëmë në Rubikon.


Një deklaratë e tillë e Osmanit ka marrë vëmendjen e mediave serbe.

- Advertisement -

Gazeta serbe “Pravda” ka vendosur titullin “ Kryetarja e Kuvendit: Hoti s’ka shansa përballë Vuçiqit”.

Osmani tha se Qeveria Hoti është formuar me ndihmën e presidentit Thaçi dhe po ashtu Hoti është bërë kryeministër me ndihmën e Thaçit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit