11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kryeministri Hoti lëshon seancën, pasi merr fjalën deputetja e VV-së

Rekomandime

Në seancën ku po debatohet për dialogun Kosovë-Serbi, kryeministri Hoti pas replikës sidomos me deputet të LVV-së, ka dal nga seanca.

Pas raportimit rreth dialogut, ai është ballafaquar me kritika nga deputetët rreth këtij procesi. Madje, nuk kanë munguar as fyerjet e bëra nga deputetët ndaj tij.

- Advertisement -

Hoti ka lëshuar sallën në momentet kur deputetja Fitore Pacolli ka marrë fjalën sërish, duke vazhduar akuzat e saj ndaj kryeministrit për dështimin në procesin e dialogut me Serbinë.

Pacolli ka bërë të ditur se derisa ajo po flet kryeministri po braktis seancën.

Edhe deputetja e PDK-së Blerta Deliu- Kodra ka kritikuar kryeministrin që lëshoi sallën, derisa sipas saj deputetët janë duke diskutuar rreth raportimit të tij për dialogun.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit