7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Nëse keni përdor një maskë të tillë për t’u mbrojtur nga COVID-19, këtë duhet ta lexoni patjetër

Rekomandime

Nëse keni përdorur një maskë, e cila njihet ndryshe si “N95 Mask”, mund të jeni duke i bërë më shumë dëm vete

Meqenëse është e mundur të transmetoni coronavirusin edhe nëse nuk shfaqni simptoma, CDC rekomandon të mbuloni fytyrën për të mbrojtur të tjerët.

- Advertisement -

Sigurisht, mund të blini maska të ndryshme, t’i qepni vetë me copa të ndryshme, t’i blini gjithashtu, por ekspertët paralajmërojnë të mos përdorni maska të tipit N95.

Këto maska, filtrojnë ajrin që thithni, por jo ajrin që nxirrni.

Njerëzit mund t’i preferojnë këto maska, pasi e kanë më të lehtë frymëmarrjen me to, por edhe për faktin se fytyra është më e freskët dhe mbart më pak lagështi brenda maskës.

- Advertisement -

CDC deklaron se një respirator N95, siguron të njëjtin nivel mbrojtjeje sa ata që nuk kanë një maskë të tillë. Por ato nuk duhet të vendosen në rastet kur duhet të ruhet një zonë sterile, si në një dhomë operacioni. Kjo, për shkak se valvula lejon që ajri që del të ‘ndotë’ zonën sterile.

Maska

Paul Albrecht, menaxher në Departamentit e Urgjencës në Sistemin Shëndetësor të Klinikës “Mayo”, shton se, nëse kolliteni ose teshtini, ju i detyroni grimcat e ajrit të dalin nga të çarat e maskës. Meqenëse vendosja e një maske ka për qëllim të mbajë pikat orale infektive nga spërkatja ndaj të tjerëve, kjo rrezikon vërtet përhapjen e coronavirusit, shkruan Class.

- Advertisement -

Në të vërtetë, CDC tha se maska N95 në përgjithësi duhet të vendosen vetëm nga profesionistë të kujdesit shëndetësor, të cilëve u kërkohet të kalojnë trajnime për të siguruar përdorimin dhe përshtatjen e duhur. Ato janë të nevojshme në spitale dhe nuk rekomandohen për përdorim publik.

Ndonëse frymëmarrja në një maskë pëlhure të thjeshtë ose të ripërdorshme pa valvule mund të jetë më e vështirë, tregoni mirësjellje dhe mbroni të tjerët duke e vendosur sa herë që jeni në një situatë publike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit